MaqedoniTop Lajme

DW: Taravari çdoherë vendos interesin personal mbi interesat e shqiptarëve

Shpërndaje

“Është çështje kohe kur sërish do ta shohim Taravarin të vendos interesin personal mbi interesat e shqiptarëve.” – Ky është konkluzioni i drejtpërdrejtë i analizës së publikuar nga media e njohur gjermane Deutsche Welle, që në mënyrë të qartë pasqyron shqetësimin serioz për mënyrën si Arben Taravari e udhëheq veprimtarinë e tij politike: jo si përfaqësues i përgjegjshëm i qytetarëve, por si individ që vendimet i merr bazuar në kalkulime personale.

DW thekson se kthesa e fundit e Taravarit, kur më 12 maj 2025 njoftoi largimin nga Qeveria, është vetëm një episod tjetër në vargun e tij të vendimeve të papritura, por tashmë të dallueshme. “Taravari është politikan që lëviz nga një ekstrem në tjetrin, por gjithmonë në drejtimin e vet,” shkruan DW, duke nënvizuar lehtësinë me të cilën ai ndryshon anë, ndryshe nga çdo politikan tjetër në skenën politike.

Nga kritikuesi më i ashpër i BDI-së dhe koalicioneve të tyre, në vitin 2023 Taravari pranoi të jetë pjesë e së njëjtës qeveri me ta – vetëm për ta braktisur pas një viti, pa ndonjë sqarim bindës. Në këtë proces, ai e fragmentoi Aleancën për Shqiptarët pasi dështoi të gjejë gjuhë të përbashkët me themeluesin e saj, Ziadin Sela. DW vëren se ndarja, që fillimisht u paraqit si ideologjike, në të vërtetë tregoi se Taravari vepron si individ i pavarur që nuk i nënshtrohet asnjë strukture apo rregulli të parashikueshëm.

Sipas analizës, këto veprime nuk janë përjashtim, por tashmë janë bërë rregull i sjelljes politike të Taravarit. Dhe për DW-në, është vetëm çështje kohe kur ai sërish do të zgjedhë interesin e vet mbi interesin e shqiptarëve.