Kronikë e zezëMaqedoniTop Lajme

Krisma në Tetovë: Nga skuteri në lëvizje me kallash është qëlluar në drejtim të një shtëpie

Shpërndaje

Policia e Tetovës sjell detaje nga krismat që ndodhen sonte në një lagje të Tetovës. Sipas policisë që bëjnë të ditur për TS, persona të panjohur me skuter kanë qëlluar me kallash në drejtim të një shtëpie, që për fat të mirë nuk ka pasur të plagosur.

Sonte (26.05) në ora 21:15, në SPB Tetovë, është raportuar se në rrugën 111 në Tetovë, persona të panjohur me motoçikletë-skuter kanë shtënë nga automatiku në shtëpinë në pronësi të M.T. nga Tetova dhe menjëherë kanë ikur. Menjëherë është vepruar sipas kallëzimit dhe është konstatuar se nuk ka persona të lënduar dhe në vendngjarje janë gjetur rreth 30 gëzhoja automatiku. Pronari dhe familja e tij ndodheshin në shtëpi në momentin e të shtënave dhe u konstatuan dëme materiale në shtëpi. Është njoftuar prokurori publik dhe po ndërmerren masa dhe aktivitete për gjetjen e autorëve dhe zbardhjen e rastit, ndërsa këqyrje në vendngjarje po kryen një ekip nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë.