Kur zgjedh të mos zgjedhësh!
Nga Silvana Begaj
Kur zgjedh të mos zgjedhësh!
Shqipëria kryeson Europën!
Jo për shkencë, as për drejtësi e aq më pak për zhvillim,
por për varfëri!
“Shqipëria kryeson Europën me gati gjysmën e popullsisë në varfëri” është titulli që qarkullon sot dhe duket i lënë aty në heshtje. Askush nuk reagon! Sepse po zgjedhim të mos zgjedhim.
Në një vend ku truri ikën dhe shpirti lodhet,
zakoni është kthyer në komfort,
ku tregohet një inat ndaj pushtetit në Instagram e Facebook, por e shpërblejnë me votë.
Rinia më e papunë e rajonit – por më indiferentja!
Emigrantët më të keqtrajtuar të rajonit që luten dyerve të Migracionit nëpër Europë dhe Botë se skanë ku të kthehen në Shqipëri, por Vendosën dhe Zgjodhën. Paskan qënë unanimisht kaq të lumtur e të kënaqur me Shqipërinë sa as vetë nuk e kanë ditur!
Parti të reja, por me mentalitet të vjetër!
Opozita e Madhe shet besimin e atyre që e besojnë për Interesa të Saj…
Dhe kështu ngelesh aty ku je,
në krye të varfërisë,
duke u endur rrugëve të botës,
dhe bën zgjedhjen më të qartë nga të gjitha:
Zgjedh të mos zgjedhësh!
Ah po! Ironia më e madhe është se nuk po na shtyp më frika… por zakoni.
#Shperndaje
Silvana Begaj #albania #diaspora