MaqedoniTop Lajme

Mexhiti në takim me Kaja Kallas: Qeveria po punon për një Maqedoni të fortë, të drejtë dhe me perspektivë të qartë

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti ka takuar Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, znj. Kaja Kallas, bashkë me kryeminstrin Hristijan Mickoski dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë Timço Mucunski.

”Takimin me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, znj. Kaja Kallas, e mirëprita me bindjen se bashkëpunimi i ngushtë dhe reforma të thella, përfshirë edhe luftën e vendosur kundër korrupsionit, janë çelësi i rrugës sonë drejt integrimit në BE. Qeveria jonë punon për një Maqedoni të Veriut të fortë, të drejtë dhe me perspektivë të qartë, ku qytetarët të gëzojnë stabilitet, zhvillim dhe mirëqenie të qëndrueshme”, ka shkruar izet Mexhiti në profilin e tij në facebook.

Ai ka shtuar se me vendosmëri do të vazhdojnë të punojnë drejt anëtarësimit në familjen evropiane.

”Me mbështetjen e partnerëve tanë, vazhdojmë me vendosmëri drejt anëtarësimit në familjen evropiane. Këtë e riafirmova së bashku me Kryeministrin Hristijan Mickoski dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, duke theksuar se angazhimi ynë i përbashkët është i palëkundur në këtë rrugë strategjike për vendin tonë”, ka vë theksin Mexhiti.