RajoniTop Lajme

“Në veri të Republikës punët vazhdojnë”, Sveçla: Policia e ka mbështetjen tonë të plotë në misionin e saj

Shpërndaje

Policia e Kosovës po vazhdon me mbylljen e rrugëve ilegale në veri të vendit.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se Policia e Kosovës e ka mbështetjen e plotë në misionin e saj.

Në llogarinë e tij në Facebook, Sveçla ka publikuar disa fotografi nga mbyllja e rrugëve ilegale atje të cilat i vizitoi bashkë me ministrin në detyrë, Elbert Krasniqi.

“Në veri të Republikës punët vazhdojnë. Policia e Kosovës në përmbushje të misionit të saj ka mbështetjen tonë plotë”, ka shkruar Sveçla.