Osmani e gatshme për takim me partitë politike për zgjidhje të ngërçit politik
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osnani, tashmë ka shprehë gatishmërinë që nga data 16 prill, që t’i presë liderët e partive politike në rast se ata e shohin të nevojshme një gjë të tillë.
Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina. ka njoftuar se së shpejti do të flasin me partitë politike për të parë se cila është koha e përshtatshme për të gjithë, për një takim gjithëpërfshirës.
”Deri dje nuk kemi pasur një kërkesë të tillë. Tani që disa parti kanë kërkuar që Presidentja t’i thërrasë në takim të përbashkët të liderëve, Kabineti i Presidentes do të kontaktojë së shpejti me partitë politike për të parë se cila është koha e përshtatshme për të gjithë, për një takim të tillë gjithëpërfshirës”, ka deklaruar këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.