Osmani në Tiranë: Garantimi i sigurisë e sundimi i ligjit, mbeten kyçe për zgjidhje afatgjata
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se garantimi i sigurisë dhe sundimi i ligjit janë kyçe për politika të duhura dhe zgjidhje afatgjata.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka njoftuar për diskutimin e një dite më parë në samitin e mbajtur në Tiranë. Kosova dhe Kroacia i prinë diskutimit për sfidat e migrimit, mobilitetin dhe fuqizimin e të rinjve.
Osmani dhe kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, bashkëkryesuan tryezën e liderëve me temën “Një Evropë e hapur me kufij të sigurt”.
“Përderisa sfidat dallonin nga shteti në shtet, një gjë ishte e qartë, përkushtimi për garantim të sigurisë dhe sundim të ligjit mbeten kyç për politika të duhura e zgjidhje afatgjata”, ka shkruar ajo në Facebook.