Pasardhësi i Taravarit do të dihet javën e ardhshme! Mickoski: Deri në fund të javës duhet të përcaktohen zgjidhjet kadrovike
Ministri i ri i shëndetësisë do të bëhet i ditur javën e ardhshme – këtë e paralajmëroi kryeministri Mickoski pas takimit që zhvilloi me liderët e koalicionit VLEN. Ai tha se pret që deri në fund të kësaj jave të marrë propozimin se kush do të jetë në vend të Taravarit.
“Ai portofol mbetet në kuadër të koalicionit VLEN. Pres që gjatë javës së ardhshme të kemi një propozim. Dje pas mbledhjes së Qeverisë, patëm një koordinim koalicioni, folëm për atë që na pret në periudhën që vjen, kështu që si afat përfundimtar e dhamë fundin e kësaj jave për t’i përcaktuar zgjidhjet kadrovike dhe që tashmë të hënën ose të martën t’i dorëzoj ato deri te deputetët në Kuvend”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.