RajoniTop Lajme

Rama e nis ditën me falënderime: Diaspora, pjesë e trenit të fitores (VIDEO)

Shpërndaje

Kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama në prag të përfundimit të votave të diasporës, e nisi mëngjesin me falënderime.

Përmes një videoje të publikuar në Facebook, ai thotë se Grqia, Italia, Amerika dhe çdo ane e Evropës dhe botës, iu bashkuan trenit të fitores duke e bërë atë edhe më domethënës.

“Mirëmëngjes, dhe me një FALENDERIM krejt të posaçëm, për shqiptarët që nga Greqia, Italia, Amerika, e çdo anë e Europës dhe botës iu bashkuan trenit të fitores duke e bërë atë edhe më domethënëse, jo thjesht për nga numrat po në radhë të parë për nga mesazhi i fuqishëm i shumicës së tyre dërrmuese, i cili do të na bëjë edhe më të përkushtuar për SHQIPËRINË 2030 në BE, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama i cili doli fitues në zgjedhjet e 11 majit.