Taravari: Vazhdojmë me aktivitetet për koordinim në degën e Sarajit të ASH-së
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka njoftuar se partia po vazhdon me intensifikimin e aktiviteteve nëpër degët lokale, me qëllim të konsolidimit të strukturave parabzgjedhjeve lokale të Tetorit. Në një postim në rrjetet sociale, Taravari ka theksuar se fokus i veçantë po i kushtohet degës së Sarajit në Shkup.
”Vazhdojmë me aktivitetet për kordinim në degën e Sarajit të ASH-së”, tha Taravari.
Ai shtoi se ASH do të vijojë me aktivitete të ngjashme në të gjitha degët, duke synuar një organizim më efikas dhe një qasje më të drejtpërdrejtë me qytetarët.
Ky angazhim vjen në kuadër të riorganizimit të partisë dhe përgatitjeve për sfidat politike që e presin në muajt e ardhshëm dhe zgjedhjet lokale të tetorit.