MaqedoniTop Lajme

Tërhiqet Kasami, emrat e rinj të rrugëve në Tetovë mbeten pas zgjedhjeve

Shpërndaje

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, është tërhequr nga iniciativa për ndryshimin e emrave të rrugëve në Tetovë. Thotë se procesi i ndryshimit të emrave do të pauzojë deri në përfubdimin e zgjedhjeve lokale në tetor, ndërsa shton se më pas – Tetova do të ketë emra të ri.

“Ligji për vetëqeverisje lokale kërkon që procesi për emërtimin e rrugëve të ndërpritet gjashtë muaj para mbajtjes së zgjedhjeve të rregullta lokale dhe të vazhdojë më pas. Komisioni tashmë ka mbajtur disa anketime publike, kemi marrë shumë emra cilësorë…”, ka thënë Kasami për “360°”.

Ai indirekt e ka pranuar se bëhet fjaë për vërejtje të VMRO-së si në nivel lokal, ashtu edhe në nivel qendror.

“Edhe pse pati disa pengesa dhe edhe pse është shumë delikat për shkak se Tetova nuk ka pasur një proces të tillë, megjithëse ka qenë një nga komunat me zhvillimin më të madh dhe zgjerimin e kufijve të qytetit dhe pjesës urbane, procesi po ecën mirë”, ka thënë kryetari i Tetovës.

Ndryshe, ka qenë vet kryeministri Hristijan Mickoski që hapur pati “kërcënuar” Kasamin që të mos mendojë për ndryshimin e emrave të rrugëve në Tetovë, pasi procesi do bllokohej në Qeveri. Iniciativën për riemërtimin e rrugëve Kasami e kishte marrë me shumë hov, ndërsa lishte siguruar se emrat e kohës së komunizmit në Tetovë shumë shpejtë do të jenë pjesë e historisë. (koha.mk)