Bota

“Ukraina e gatshme për një armëpushim të vërtetë”- Zelensky: Nuk kemi interes të zgjatet lufta! Kërkoj gatishmëri reciproke nga Rusia

Shpërndaje

Në një video të publikuar në platformën Χ, ai deklaron:

‘Pata një takim të zgjeruar me përfaqësuesit ushtarakë. Ndër të tjera, diskutuam për bazën ushtarake të diplomacisë — takimin e radhës teknik. Po punojmë që ai të zhvillohet sa më shpejt të jetë e mundur. Interesi i Ukrainës nuk është zgjatja e luftës, por përgatitja për çdo zhvillim të mundshëm. Është e qartë për botën se vazhdimi i luftës është faji i Rusisë.

Ukraina është e gatshme të ndërmarrë hapat më të shpejtë të mundshëm — për një armëpushim të vërtetë dhe për krijimin e një arkitekture të re sigurie. Ne po ndërtojmë të gjitha bazat e nevojshme nga ana jonë. Ajo që kërkohet është një gatishmëri reciproke nga ana e Rusisë — dhe kjo nuk ekziston tani, dhe pa presionin ndërkombëtar, kjo nuk do të ndryshojë.

Ne po bëjmë detyrën tonë për të mbajtur këtë presion, kryesisht përmes mbrojtjes sonë dhe operacioneve aktive. Falënderoj të gjithë luftëtarët tanë për qëndrueshmërinë e tyre dhe për rezultatet e vërteta që po arrijnë.’”