Maqedoni

VMRO: Filipçe të hetohet për Onkologjinë!

Shpërndaje

VMRO DPMNE kërkon nga kreu i LSDM-së Venko Filipçe të jep përgjegjësi për rastin e Onkologjisë. Sipas partisë së Mickoskit, pacientëve të sëmurë rëndë me kancer iu dha tretje fiziologjike në vend të ilaçeve. Nga VMRO thonë se Filipçe me heshtje pranon fajin.

“Pikërisht për shkak se skandalet më të mëdha korruptive dhe kriminale po ndodhin gjatë mandatit të tij, Filipçe duhet të përgjigjet nëse qëndron ai pas çështjes së fundit gjyqësore në Onkologji, ku u shterën 2.2 miliardë denarë ose 35 milionë euro nga buxheti i shtetit? Ndërsa Filipçe hesht, ne i bëjmë thirrje përsëri Prokurorisë Publike të hetojë rolin e tij në rastin e Onkologjisë”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Por, kreu i LSDM-së Venko Filipçe, i pyetur nga gazetarët sot foli duke hedhur poshtë pretendimet e VMRO-së. Filipçe tha se nuk ndjehet fajtor.

“Faj nuk ndjej absolutisht! Mirë që ka proces, ja doli akuza për të nisur proces gjyqësor. Mirë është ta dimë të vërtetën. Së pari, të presim e të shohim çfarë do të tregoj procesi gjyqësor. Në shesh doli një fushatë e rrejshme që VMRO-DPMNE organizonte kundër meje personalisht me Komisionin anketues që përmbante gënjeshtra dhe shpifje kinse unë në kompetencat e mia si Ministër i Shëndetësisë disa punë nuk i kam kryer. Unë i kam treguar edhe në opinion dokumentet se ajo nuk është ashtu”, deklaroi Venko Filipçe – ish-ministër i Shëndetësisë. (Tv21)