MaqedoniTop Lajme

ASH Mexhitit: Mos luaj rolin e të pafajshmit – ishe pjesë aktive e regjistrimit që sot e denoncon!

Shpërndaje

diasporës shqiptare nga përllogaritjet zyrtare. Kjo është goditja më e rëndë për përfaqësimin real të shqiptarëve, që nga pavarësia e shtetit.

Z. Mexhiti, shqiptarët nuk janë 24.3% – ata janë më shumë se 29.5%. Nëse nuk jeni në gjendje të mbroni interesin kombëtar shqiptar, të paktën mos e shërbeni agjendën politike të atyre që shqiptarët i shohin si qytetarë të dorës së dytë.

Ju dhe grupi juaj sot nuk keni as fuqi politike, as legjitimitet popullor. Kjo është arsyeja pse partnerët tuaj maqedonas në qeveri nuk ju konsiderojnë si faktor relevant, por vetëm si dekor për të mbuluar agjenda që dëmtojnë shqiptarët në heshtje.

Aleanca për Shqiptarët bën thirrje për maturi dhe përgjegjësi politike. Regjistrimi i vitit 2021 nuk është një çështje e së kaluarës, por themeli mbi të cilin ndërtohet përfaqësimi i shqiptarëve për dekadat e ardhshme. Çdo përpjekje për ta zhbërë këtë të vërtetë do të ketë përballë forcat e vërteta politike shqiptare, jo figurat që i kanë shërbyer çdo pushteti, veç interesit të shqiptarëve”, thuhet në ragimin e ASH-së.