BotaTop Lajme

Bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll, arrihet një marrëveshje

Shpërndaje

Rusia dhe Ukraina e kanë përfunduar rundin e dytë të negociatave në Stamboll, që ka zgjatur pothuajse një orë, një ditë pas sulmeve masive ukrainase me dronë në bombarduesit strategjikë të Rusisë me kapacitet bërthamor.

Bisedimet – të dytat direkte mes dy palëve prej vitit 2022 – kanë nisur të hënën me dy orë vonesë, por arsyeja nuk dihet.

Disponimi në Rusi ka qenë i zymtë në nisje të bisedimeve, pasi blogerë rusë me ndikim për çështje të luftës, i kanë bërë thirrje Moskës që të hakmerret kundër Kievit, pas sulmeve që ka nisur Ukraina një ditë më parë.

Ukraina dhe Rusia i kanë përshkruar ndryshe-ndryshe dëmet e shkaktuara nga sulmi ukrainas, mirëpo nga pamjet është bërë e qartë se Moska është përballur me dëmtim të konsiderueshëm në pajisje.