MaqedoniTop Lajme

“Debat Plus”: Panduri thumbon Fetain – “Shqiptarët në Maqedoni s’kanë qenë kurrë më keq”

Shpërndaje

Gazetari i njohur kosovar dhe moderator i emisionit “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Ermal Panduri, ka pasur një përplasje të drejtpërdrejtë me zëvendëskryeministrin për qeverisje të mirë në Maqedoninë e Veriut, Arben Fetau, gjatë emisionit të sontëm.

Pasi Fetau e akuzoi Pandurin se “nuk i njeh mjaftueshëm zhvillimet në Maqedoninë e Veriut”, gazetari reagoi me tone të ashpra dhe ironike.

Deklarata e Pandurit u interpretua si një kritikë e drejtpërdrejtë ndaj performancës së qeverisë së re, veçanërisht sa i përket pozitës së shqiptarëve në vend. Përballja e tij me Fetaun ndezi debat në studio, duke reflektuar tensionin e lartë mes perceptimit të opinionit publik dhe justifikimeve politike të pushtetit aktual.

Ky emision pritet të shkaktojë reagime të tjera në opinionin politik në ditët në vijim. Flaka Media

Fetau në siklet nga Panduri: A do ta lini edhe VLEN-in si partitë e tjera?

Gazetari i emisionit “Debat Plus”, Ermal Panduri, zhvilloi një debat të drejtpërdrejtë dhe provokues me zëvendëskryeministrin Arben Fetau në emisionin e sontëm, transmeton prestigjiozja Flaka

Në një moment kyç të bisedës, Panduri i rikujtoi Fetaut një deklaratë të liderit të ASH-së, Arben Taravari, i cili e kishte quajtur atë “karrierist i sëmurë”. Më tej, gazetari e sfidoi zëvendëskryeministrin me një varg ndërrimesh politikash të së kaluarës:
“Ishe me Vetëvendosjen – e latë. Ishe me PSD-në – e latët. Ishe me Selën – e latë. Ishe me Taravarin – e latë. A do ta lini edhe VLEN-in?”, pyeti Panduri.

Fetau nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë për pyetjen, por mbrojti pozicionin e tij aktual politik, duke theksuar se është i përkushtuar ndaj angazhimit në kuadër të qeverisë së re dhe projektit VLEN.

Ky përballje solli reagime të menjëhershme në rrjetet sociale, me ndjekës që ndanë mendime të ndryshme mbi sinqeritetin dhe qëndrueshmërinë politike të Fetaut.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai ka pranuar në Debat Plus se kryeministri i Maqedonisë së Veriut më ka njoftuar se Taravari ka kërkuar që pas zgjedhjeve lokale të largojnë VLEN-in nga qevria dhe të kthejnë BDI-në.

Në Debat Plus në TV Dukagjini Fetai tha se ai është pjesë e Aleancës për Shqiptarët, dhe se ASH-ja sipas Fetait nuk është as e Selës as e Taravarit por e aktivistëve. Ai shton se partitë politike nuk janë prona të individëve.

“Unë jam pjesë e ASH-së, ASH-ja është e aktvistëve, nuk është as e Selës as e Taravarit. Ne një gjë duhet ta kuptojmë që partitë nuk janë prona të individëve. Nuk ka vendim partiak të shkruar askund që ka marr vendim për nxjerrjen e ASH-së nga qeveria. Pjesa më e madhe janë pjesë e qeverisë ata që janë joshur nga BDI-ja janë zëvëndësuar. Kështu që lirshëm mund të them që 80% e Aleancës për Shqiptarët vazhdon të jetë pjesë e koalicionit VLEN. Arben Taravari ka një grup të vogël njerëzish të cilët do të largohen nga ai në momentin që ky i fundit zyrtarizon koalicionin me BDI-në”, tha zëvëndëskryeministri Arben Fetai.

Fetai shtoi se vazhdon të mbetet kryetar i Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët.

“Unë jam kryetar i Kuvendit të ASH-së, ata e paraqiten një takim me qytetarë si Kuvend partie ku nuk kishin nënshrkimet e mjaftueshme për të më shkarkuar mua”, përfundoi Fetai.