Dështon edhe seanca e 31-të, Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet
Deputetët e Kuvendit për të 31-tën herë nuk kanë arritur të përmbyllin me sukses seancën konstituive të Kuvendit.
Nuk pati kuorum për formimin e komisionit për votimin e fshehtë të kryeparlamentarit.
Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, ka kritikuar propozimin e LDK-së për një qeveri të unitetit. Ka folur edhe për 15-pikëshin e propozuar nga kjo parti.