BotaTop Lajme

Irani thërret Këshillin e Sigurimit të OKB-së në takim të jashtëzakonshëm pas sulmit të Izraelit

Shpërndaje

KUDS (AA) – Irani ka kërkuar takim të jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) lidhur me sulmet e Izraelit, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare iraniane IRNA, përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në OKB në një letër urgjente drejtuar KS-OKB-së dënoi “sulmet e Izraelit ndaj objekteve bërthamore të Iranit dhe vrasjet e zyrtarëve ushtarakë”.

Përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në OKB ka kërkuar takim urgjent të KS-OKB-së për ta mbajtur Izraelin përgjegjës për këto sulme.

Kabineti i sigurisë izraelite u mblodh mbrëmë dhe në mëngjes ndërsa kryeministri Benjamin Netanyahu njoftoi se kishin nisur sulm gjithëpërfshirës ndaj Iranit.