Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, paralajmëron OKB: Sulmi ndaj centraleve bërthamore mund të ketë pasoja të mëdha
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse bërthamore të OKB-së sapo paralajmëroi kundër sulmeve ndaj objekteve bërthamore dhe bëri thirrje për përmbajtje maksimale ndaj sulmeve të Izraelit ndaj Iranit.
“Sulmi i armatosur ndaj impiantit bërthamor nuk duhet të ndodhë kurrë dhe mund të rezultojë në çlirime radioaktive me pasoja të mëdha brenda dhe përtej kufijve të shtetit që është sulmuar”, tha Rafael Grossi, drejtor i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike.
Sakaq ai bëri thirrje për përmbajtje. “Prandaj, përsëri bëj thirrje për përmbajtje maksimale“, theksoi Grossi.