RajoniTop Lajme

Limaj: Nisma gati të ndihmojë në zhbllokimin politik në Kosovë

Shpërndaje

Në një njoftim publik pas takimit me përfaqësues të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) dhe organizatave të shoqërisë civile, Limaj theksoi se ngërçi institucional në Kuvend është i papranueshëm dhe çdo tentim për zgjedhje të reja si pasojë e dështimit për formimin e institucioneve do të ishte i dëmshëm për vendin.

“Demokracia nuk nënkupton shkatërrim institucional, por zgjidhje politike përmes marrëveshjes. Në emër të demokracisë nuk mund të justifikohet dëmtimi i interesit të vendit”, u shpreh Limaj. Ai ritheksoi se Nisma Socialdemokrate ka ofruar partneritet brenda Kuvendit për të garantuar funksionalitet institucional.
“Qytetarët presin zgjidhje dhe qeverisje, jo krizë të përhershme. Kosova ka nevojë për institucione funksionale dhe lidership që merr përgjegjësi”, përfundoi Limaj.