‘Më bëj një nder…’, Trump zbulon telefonatën me Presidentin Putin, ja çfarë i kërkoi
Trump refuzon propozimin e Putinit për të ndërmjetësuar në tensionet Iran-Izrael.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin më 17 qershor, gjatë së cilës ka refuzuar një ofertë të Rusisë për të ndërhyrë si ndërmjetës në konfliktin mes Iranit dhe Izraelit.
“Fola me të dje,” tha Trump për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, duke mos zbuluar detaje të mëtejshme nga biseda, sipas raportimit të agjencisë ruse Interfax.
Trump bëri të qartë se aktualisht nuk e konsideron të nevojshme ndërhyrjen e Rusisë në këtë çështje dhe i sugjeroi Putinit që të fokusohej në problemet e brendshme të vendit të tij. “Ai më propozoi të ndihmonte në ndërmjetësim. I thashë: ‘Bëj një nder, më mirë merru me vendin tënd. Le të ndërmjetësojmë më parë për Rusinë. Me pjesën tjetër merremi më vonë’”, u shpreh Trump.