MaqedoniTop Lajme

MEPSO dhe KOSTT nënshkruan memorandum për bashkëpunim për ndërtimin e interkoneksionit të ri Tetovë-Prizren

Shpërndaje

Drejtori i MEPSO-s, Burim Latifi ka njoftuar se ai dhe homologu i tij, Shaban Neziri nga KOSTT kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për zhvillimin e rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës.

Njoftimi i plotë:

MEPSO dhe KOSTT nënshkruan memorandum për bashkëpunim për ndërtimin e interkoneksionit të ri Tetovë-Prizren

Sot, së bashku me homologun tim Shaban Neziri nga KOSTT, nënshkruam memorandum bashkëpunimi për zhvillimin e rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës.

Me këtë hap fillojmë rrugën për ndërtimin e një linje të re interkonektive 400 kV Tetovë–Prizren, projekt me të cilin do të rrisim ndjeshëm shkëmbimin ndërkufitar të energjisë elektrike dhe do të forcojmë lidhjen energjetike në rajon.

Kjo është më shumë se infrastrukturë – është një kontribut konkret për tranzicionin energjetik dhe të ardhmen e përbashkët të Ballkanit Perëndimor.