MaqedoniTop Lajme

Mexhiti thotë se janë mbyllur 173 faqe të bixhozit on-line

Shpërndaje

Zëvendës kryeministri Izet Mexhiti përmes një postimi ka njoftuar se me vendim të qeverisë sot janë mbyllur 173 faqe bixhozit që ilegalisht ofronin këtë lloj shërbimi, shkruan Top24

“Po i mbyllim dyert për bixhozin online. Po hapim rrugën për një rini të shëndetshme dhe të sigurt.
Sot, si Qeveri vazhdojmë me procesin e bllokimit të faqeve të paligjshme të kazinove online një hap që vjen si realizim i drejtpërdrejtë i njërit prej premtimeve tona më të zëshme para zgjedhjeve. VLEN mbetet e vendosur në premtimet e saj.
Me propozim të Qeverisë, do të bllokohen edhe 173 faqe interneti të cilat ofronin në mënyrë të paligjshme lojëra fati. Dhe bashkë me 53 faqet e bllokuara një muaj më parë ky numër shkon në 226.
Kjo Qeveri, ndryshe nga ajo e mëparshme, nuk do të jetë aleate e industrisë së bixhozit.
Kjo Qeveri mbron familjet dhe të ardhmen e të rinjve.
VLEN premtoi masa kufizuese ndaj bixhozit dhe sot po vazhdojmë me zbatimin e atij zotimi.
Ky është vetëm fillimi. Do të vazhdojmë me një luftë sistematike kundër kazinove dhe shprehive të dëmshme që po e brejnë shoqërinë dhe familjet tona.
Nuk do të ketë më kazino online në çdo shtëpi, përmes telefonit.
Politikë e përgjegjshme për një të ardhme të shëndetshme kjo është rruga jonë.”