RajoniTop Lajme

Shqipëria mori dritën jeshile për hapjen e negociatave për Grupkapitullin 4, Edi Rama: Shqipëria nuk ndalet

Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se Shqipëria sot ka marrë dritën jeshile për hapjen e negociatave për Grupkapitullin e 4, transmeton TV21. Edi Rama në paraqitjen e tij në Facebook shkruan: Shqipëria nuk ndalet. Një tjetër hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE. Sot, më 11 qershor 2025, Shqipëria mori dritën jeshile për hapjen e negociatave për Grupkapitullin 4 – “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”

Kapitujt përfshijnë:

• Politikat e transportit (Kapitulli 14),

• Energjia (Kapitulli 15),

• Rrjetet trans-europiane (Kapitulli 21),

• Mjedisi dhe klima (Kapitulli 27).