Si e shiti Bilall Kasami Monopollin për vetëm 7 mijë euro? (VIDEO)
Zyrtarisht kanë filluar punimet tek Monopolli në Tetovë
Pas meje shihen qartë rrënimet e objekteve të ish-Monopollit, i cili sot nuk është më pronë publike, por pronë private.
Si u shit Monopolli për vetëm 70 denarë për metër katror- totali 7 mijë euro?
Në tetor të vitit 2022, kompania aksionare “Tetova Tabak”, pronare e objekteve të Monopollit, i dërgon kërkesë Komunës së Tetovës për ta blerë tokën shtetërore rreth pronës së saj – gjithsej 6,817 m².
Ja edhe dokumenti me nenshkrim te Bilall Kasamit:
Sipas ligjit, “Tetova Tabak” kishte të drejtë ekskluzive për blerje, pasi ishte pronare e mbi 30% të kësaj toke.
Kjo tokë, sipas planit urbanistik në fuqi deri atëherë, ishte e destinuar për zonë industriale (G2)
Në nëntor 2024, me urdhër të Bilall Kasamit, Këshilli Komunal i Tetovës me 18 vota PËR, e ndryshon Planin Gjeneral Urbanistik dhe më pas edhe Planin Detaj të Urbanistikës.
Zona G2 – industriale – kthehet në zonë banimi (A2).
Kjo do të thotë se prona e blerë për çmim industrial papritur fiton vlerën shumëfish më të lartë, sepse është zonë për ndërtim të lartë banesor.
Pasi komuna e shiti për 7 mijë euro, me 13 tetor 2024, kompania “nga Tetova blen të gjitha pronat e “Tetova Tabak” për afërsisht 6 milionë euro dhe nis projektin për ndërtimin e katër objekteve të mëdha banimi me një sipërfaqe totale prej 31,871 m².
Arkitekti Darijan Sotirovski për Portalb ka thënë:
“Planifikimi urbanistik është interes publik. Si ndodhi që në heshtje, më 09.10.2024, u ndryshuan të dy planet – gjenerali dhe ai detaj – për Bllokun 31, pa njoftuar publikun, duke shembur Monopollin dhe hapur rrugë për ndërtimin e 4 ndërtesave gjigante me mbi 2.000 njësi banimi?”
Ne lidhje me këtë ka reaguar edhe BDI, ja cka thonë nga BDI
Me Bilall Kasamin, Tetova nuk zhvillohet, Tetova privatizohet
Prona publike në Tetovë, po kthehet në prone private e Bilall Kasamit .
Tetova po shitet pjesë-pjesë. Dje NPk-ja, Ndriçimi public, Sot Monopolli, nesër parkingjet dhe pasneser Uji I pijshem.
Bilali e shiti Tetovën!