Snopçe: Lëvizja Besa i dha legjitimitet BDI-së në vitin 2020 (Video)
Deputeti i ASH, Halil Snopçe ka rikujtuar periudhën kur Lëvizja Besa në vitin 2020 u bë pjesë e Qeverisë në koalicionin parazgjedhor me LSDM-në. Kjo gjë, siç thekson Snopçe, e legjitimoi BDI-në pasi Besa nuk iu bashkangjit opozitës atë kohë.
“Lëvizja Besa ishte ajo që i dha legjitimitet BDI-së në vitin 2020 që të vazhdojë me qeverisjen. Kur flasim për korrupcion, nuk mund të kufizohemi vetëm në katërvjeçarin e fundit. Lëvizja Besa kishte mundësinë ti bashkangjitet opozitës në vitin 2020, por u bashkua BDI-së”, deklaron deputeti Snopçe.
Deputeti i ASH, thotë se Lëvizja Besa dhe Izet Mexhiti nuk mund të flasin për korrupsionin, ndërsa i shërbenin BDI-së deri dje.
“Njësoj si partia e Izet Mexhitit. Ato po flasin për korrupsionin 22 vjeçar të BDi-së, duke mos e përmendur se 20 vite të plota kanë qenë pjesë e atij korrupsioni”, thotë deputeti o ASH, Halil Snopçe.