Zyrtarët e lartë turq takohen në Ankara për të diskutuar situatën pas sulmeve të Izraelit ndaj Iranit
Ministri turk i Punëve të Jashtme dhe ai i Mbrojtjes, kreu i inteligjencës dhe shefi i shtabit të përgjithshëm janë takuar në Ankara për të diskutuar situatën pas sulmeve të Izraelit ndaj Iranit, raporton Anadolu.
Burimet diplomatike turke njoftuan se takimi filloi në orën 14:30 me kohën lokale, ndërsa në të morën pjesë Hakan Fidan, Yaşar Güler, İbrahim Kalın dhe Metin Gürak.
Sipas burimeve, takimi është përqendruar në diskutimet e zhvillimeve të shkaktuara nga sulmet ajrore të Izraelit dhe pasojat e tyre të mundshme.
Izraeli nisi sulmin në shkallë të gjerë ndaj Iranit sot herët, duke shënjestruar objektet bërthamore dhe ushtarake të vendit. Disa zyrtarë të lartë ushtarakë iranianë dhe shkencëtarë bërthamorë po ashtu u vranë në sulme.
Vala e sulmeve thuhet se ka vazhduar.
Irani u zotua për “ndëshkim të rëndë” dhe bëri thirrje për një takim urgjent në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.