600 vende në administratë dhe institucione publike, Rama thirrje të rinjve: Aplikoni për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës
Kryeministri Edi Rama ka ftuar të rinjtë nga 21 deri në 29 vjeç të aplikojnë për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës në administratën shtetërore. Ky program ofron mundësi për 600 vende në institucione publike, duke lejuar të rinjtë të bëjnë hapat e parë në karrierën e tyre profesionale.
“600 vende praktike në administratë dhe institucione publike; Trajnim i dedikuar nga ASPA; Kompensim financiar gjatë praktikës; Mundësi kontrate pune 1-vjeçare për 250 praktikantë; Periudha e praktikës 3-mujore: Shtator – Dhjetor 2025; Aplikimet: deri më 10 Gusht 2025”, shkruan Rama.
Apliko online me CV dhe letër motivimi në praktika.riniafemijet.gov.al.