Arben Fetai zhvillon bisedë përmbajtësore me Pieter Feith
Zëvendësministri për Sistem Politik, Arben Fetai, ka zhvilluar një bisedë miqësore dhe përmbajtësore me z. Pieter Feith, ish-shef i ekipit ndërkombëtar negociator që mbështeti procesin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.
Postimi nga zv.kryeministri Fetai:
Kisha kënaqësinë të zhvilloj një bisedë miqësore dhe përmbajtësore me z. Pieter Feith, ish-shef i ekipit negociator që mbështeti procesin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.
Diskutuam mbi progresin e arritur në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, me theks të veçantë në miratimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, me çka ky parim i rëndësishëm i Marrëveshjes së Ohrit për herë të parë rregullohet me ligj.
Z. Feith përshëndeti miratimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat dhe u shpreh shumë i lumtur për këtë hap historik. Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe forcimit të frymës së Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe vazhdimit të rrugës për integrim të plotë në Bashkim Evropian.
Po ashtu, diskutuam edhe për avancimin e mëtejshëm të procesit të decentralizimit si një tjetër shtyllë e rëndësishme e saj dhe hapat që si Qeveri po ndërmarrim, sidomos me financimin e projekteve të shumta të Qeverisjeve Lokale.
Në përfundim të bisedës sonë, z. Feith, me emocion të sinqertë, theksoi se “Zemra e tij është gjithmonë me Maqedoninë e Veriut”. Ai do të jetë gjithmonë i mirëseardhur këtu, për kontributën që ka dhënë për paqen, bashkëjetesën dhe barazinë.