RajoniTop Lajme

Arrestohet 42-vjeçari që po ndërtonte pa leje në Durrës

Shpërndaje

Policia e Durrësit vijon kontrollet në terren, për evidentimin e ndërtimeve të paligjshme dhe lirimin e hapësirave publike të zëna në kundërshtim me ligjin.

Në kuadër të këtyre kontrolleve, një 42-vjeçar, i cili po ndërtonte një objekt për qëllime fitimi, në pronë publike, në lagjen nr. 4, pa lejen përkatëse është arrestuar.

Policia njofton se u arrestua në flagrancë shtetasi F. B., 42 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, kryer për qëllime fitimi.