MaqedoniTop Lajme

Bajram Rexhepi: Si i mashtroi tetovarët Bilalli për parkingjet në kate (VIDEO)

Shpërndaje

Kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami erdhi me një premtim të madh duke thënë se për 6 muaj do të ndërtojë parkingje në kate. Por janë bërë 4 vite, jo që nuk janë ndërtuar parkingjet, por përflitet se i ka shitur ata. Në lidhje me këtë, kandidati i Frontit për Tetovën, Bajram Rexhepi ia ka rikujtuar Kasamit se si i mashtroi tetovarët për parkingjet.

“Katër vite pritje dhe premtime boshe, asnjë zgjidhje për parkingjet në Tetovë.
Premtimet s’mbajnë më peshë kur qyteti mbetet i bllokuar.
Koha për zgjidhje të qëndrueshme dhe reale, jo për justifikime!
#MjaftMë” ka shkruar Rexhepi