Maqedoni

Banka Popullore: Bankat të ulin tarifat për pagesat

Shpërndaje

Banka Popullore u kërkon bankave të ulin dhe thjeshtojnë tarifat për pagesat. Guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Slavevski, thotë se modeli i ri zvogëlon tarifat nga bankat ndaj Bankës Popullore, dhe kështu pret që bankat të vendosin tarifa më të ulëta për pagesat për personat juridikë, dhe për qytetarët kompensime më të ulëta.

“Në vend të mesatares prej 14 euro për transaksion përmes bankave korrespondente, tarifa e re paraqet një tarifë fikse prej tre euro për pagesat e filluara në mënyrë elektronike dhe pesë euro për ato në letër. Në këtë mënyrë, u jepet një drejtim i qartë bankave për të përcaktuar tarifa konkurruese dhe më të ulëta për pagesat ndaj subjekteve juridike të SEPA-s, dhe për qytetarët priten tarifa më të ulëta”, tha Trajko Slavevski – Guvernator i Bankës Popullore.

Lidhur me rritjen e inflacionit, guvernatori i bankës popullore tregoi se ai pret qetësim, dhe nëse nuk stabilizohet, ai thotë se ata janë të gatshëm të marrin masat e duhura.

“Për shembull, rritja e çmimeve të perimeve dhe frutave sezonale dhe se në të ardhmen gjërat do të stabilizohen, por, siç thashë, Banka Popullore ka masa dhe instrumente për t’iu përgjigjur të gjitha sfidave në mënyrë që të kemi çmime të ulëta dhe të qëndrueshme“, u shpreh Trajko Slavevski – Guvernator i Bankës Popullore.

Slavevski theksoi se sektori bankar është i qëndrueshëm, pavarësisht sfidave globale, dhe Banka Popullore do të vazhdojë të kryejë politikat e saj me përgjegjësi dhe kujdes në të ardhmen, në mënyrë që të ruajë stabilitetin financiar dhe të përmirësojë sistemin e pagesave në vend. /Alsat/