Maqedoni

BDI: Çdo premtim i VLEN është një MASHTRIM

Shpërndaje

Në cilëndo temë që t’i shihni të zëshëm, të jeni të sigurt se fshihet një mashtrim pas fushatës dhe qëndrimeve të VLEN.

E njëjta ndodhi edhe me lojërat e fatit. Pikërisht këta deputetë të VLEN-it refuzuan ligjin e propozuar për mbylljen totale të lojërave të fatit, ndërsa më herët edhe ligjin për marrjen në kontroll të industrisë nga shteti dhe dislokimin e tyre nga shkollat dhe objektet fetare.

Sot po shohim që industria po lulëzon dhe po rritet, ndërsa asnjë kazino apo bastore e vetme nuk është mbyllur. Përkundrazi, janë shtuar në çdo lagje dhe qytet, bashkë me bixhozin online.
Mbyllja e disa web faqeve për bixhoz në internet, e nisur nga qeveria e kaluar, po paraqitet si arritje për të maskuar rritjen e numrit të kazinove dhe bastoreve në lagjet tona.

VLEN-it i mbyllet goja me “ashtin” e hedhur nga VMRO për Izet Mexhitin, si marrjen e zëvendësdrejtorit nga ana e tij apo të drejtorit në Lotari (Lirie Elmazi), si dhe të anëtarëve në bordet drejtuese.

Ligji i ri është shumë herë më i dobët se ligji që VMRO dhe VLEN e refuzuan, si në këtë përbërje parlamentare, ashtu edhe në të kaluarën.

Ky ligj vetëm se legalizon edhe më shumë bixhozin dhe është përgatitur për interesat e industrisë.

VLEN ka zhvilluar një fushatë MASHTRUESE për lojërat e fatit, duke përsëritur gënjeshtra çdo ditë me shpresën se do të shndërrohen në të vërteta.

Por, e vërteta doli në shesh: asnjë bastore, asnjë kazino nuk u mbyll, përkundrazi, janë shtuar dhe po i shërbejnë interesave të VMRO-së dhe VLEN-it, sepse pikërisht këto dy parti i kanë mbrojtur këto interesa verbërisht ndër vite.

Pjesa që ka mbetur në VLEN nuk pyetet nga askush për asgjë në këtë shtet.

VLEN-i i solli shqiptarët nga HERO në ZERO.