Bota

BE kërcënon me tarifa prej 21 miliardë euro ndaj SHBA-së – nëse nuk arrihet marrëveshje tregtare

Shpërndaje

Bashkimi Evropian ka përgatitur një paketë tarifash në vlerë prej 21 miliardë eurosh për mallrat amerikane, në rast se nuk arrihet një marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara, ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani.

Sipas tij, kjo është një masë e domosdoshme për t’i paraprirë vendimit të presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka paralajmëruar se nga 1 gushti do të vendosë tarifa prej 30% për importet nga Meksika dhe Bashkimi Evropian, pas dështimit të negociatave disajavore me partnerët kryesorë tregtarë të SHBA-së.

Tajani theksoi se, nëse nuk ka përparim në dialog, BE është e gatshme të reagojë edhe me një rund të dytë masash tarifore.

Ai shtoi gjithashtu se, për të ndihmuar ekonominë e Eurozonës, Banka Qendrore Evropiane (BQE) duhet të shqyrtojë mundësinë e një programi të ri për blerjen e bonove shtetërore, si dhe ulje të reja të normave të interesit, për të stimuluar rritjen ekonomike në rajon.