Deputetja e LVV-së: Ky është Albin Kurti — njeriu që iu thotë “stop” pazareve
Deputetja e LVV-së, Shqipe Metaj Isufi , ka vlerëuar Albin Kurtin, për të cilin thotë se, “është njeriu që iu thotë “stop” pazareve, jo për t’u mbajtur në pushtet me çdo kusht, por për të mbjellë një kulturë të re politike në Kosovë”.
Sipas saj, Kosova ndërtohet me guxim për t’i mbrojtur vlerat.
Postimi i plotë:
Mos u ndal, Albin!
Për të gjithë ata që e kuptojnë esencën e shtetformimit:
A është më e rëndësishme pozita, pushteti apo vetë shteti?
Ky është Albin Kurti — njeriu që iu thotë “stop” pazareve, jo për t’u mbajtur në pushtet me çdo kusht, por për të mbjellë një kulturë të re politike në Kosovë.
U dha leksion i qartë!
Kosova nuk është tortë mbi tavolinë, që të nxitojnë të gjithë për ta ndarë sipas apetiteve personale!
E ardhmja e Kosovës është amanet, është aspiratë, është vizion i përbashkët që kërkon ndërtim me parime, jo me pazare.
Pra, kjo është politika që na duhet:
Standard i ri.
Politikëbërje me vizion.
Udhëheqje me përgjegjësi.
Në këtë rrugëtim, mbështetja qytetare është shtylla që forcon idealin e drejtësisë dhe barazisë.
Kosova nuk ndërtohet me kompromis të vlerave, por me guximin për t’i mbrojtur ato!
Mos u ndal, Albin!
Shqipe Metaj Isufi