MaqedoniTop Lajme

Donacion nga Serbia/ Besa Kadriu: Jo DONACION nga armiku i shqiptarëve

Shpërndaje

Ish nënkryetarja e Lëvizjes Besa, profesoresha Besa Kadriu përmes një postimi ka reaguar ndaj poshtrimit që kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickovski i bëri të parit të komunës së Tetovës Bilall Kasami. Në reagimin e saj Kadriu shkruan se:

“Në mes të Tetovës, por JO në emrin tonë!
Sot, përfaqësues të Qeverisë së RMV-së, të udhëhequr nga një orientim antishqiptar, guxuan të flasin në emër të Komunës së Tetovës ️ – duke promovuar një “donacion” të ardhur nga Serbia , një shtet që tradicionalisht armiku i shqiptarëve.”
Në mes të Tetovës, por JO në emrin tonë!
Sot, përfaqësues të Qeverisë së RMV-së, të udhëhequr nga një orientim antishqiptar, guxuan të flasin në emër të Komunës së Tetovës ️ – duke promovuar një “donacion” të ardhur nga Serbia , një shtet që tradicionalisht armiku i shqiptarëve.
❗Kjo nuk është rastësi – është skenar!
Bashkimi Evropian e tha qartë: ndikimi i bllokut serb është alarm për vendin dhe demokracinë.
Ndërkohë, këta propagandistë ngatërrojnë kultet fetare me kalkulime politike ditore, për të fshehur qëllimin e vërtetë: nënshtrimin simbolik dhe politik të shqiptarëve.
Tetova nuk është dekor për propagandë!
Shqiptarët nuk janë spektatorë!
✅ Ne jemi faktorë, me zë të qartë politik, me histori dhe dinjitet që nuk blihet me “dhurata” mashtruese.
✊ Dinjiteti nuk është për shitje!