DPHM: Nga nesër temperaturat do të shënojnë ulje, do të kemi reshje shiu dhe bubullima
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike e Maqedonisë ka paralajmëruar se që nga nesër do të ketë ndryshim të theksuar të motit.
Siç thonë nga DPHM, do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm, jostabil dhe kohë pas kohe me kushte për reshje të shiut.
Në disa vende, reshjet do të jenë edhe të rrëmbyeshme dhe do të shoqërohet me bubullima, veçanërisht kjo pritet gjatë ditës së martë.
“Temperatura ditore do të shënojë ulje dhe në mesin e javës së ardhshme pritet që të ulet për 8 deri në 10 gradë Celsius në krahasim me temperaturat e sotme”, thuhet në njoftim e DPHM-së.