MaqedoniTop Lajme

Emir Sulejmani me mesazh të fuqishëm nga diaspora: “Errësira nuk mund ta ndalë dritën që po forcohet”

Shpërndaje

Emir Sulejmani, kandidati i mundshëm për Komunën e Zhelinës, lajmërohet nga diaspora gjegjësisht nga Berlini duke treguar mbështetjen e fuaishme që po merr nga atje.

“Nuk është hera e parë që errësira përpiqet të ndërhyjë aty ku drita po forcohet. As nuk do të jetë hera e fundit,” u shpreh Sulejmani, duke aluduar për prapaskena dhe veprime tinëzare ndaj tij.

Ai tha se ndodhet në mesin e shqiptarëve të diasporës, të cilët i quajti “njerëz me shpirt të pastër dhe përkushtim të rrallë, që nuk kërkojnë asgjë për vete, veçse të ndihmojnë vendin që e mbajnë gjithmonë në zemër.”

Sipas tij, ky mobilizim i diasporës është ajo që shqetëson disa qarqe, të cilat “nuk durojnë dot takime të natyrshme, përqafime të sinqerta dhe ndjenja që nuk komandohen”.

“Por harrojnë një gjë: gjurmët e tinëzisë janë më të dukshme se gjithçka,” u shpreh ai.

Në fund të mesazhit, Emir Sulejmani shprehu vendosmërinë për të vazhduar rrugën e tij:

“Sprovat nuk na ndalin. Përkundrazi, ato vetëm e forcojnë atë që na lidh. Dhe sot, me këtë diasporë përkrah, jam më i sigurt se kurrë: asgjë nuk na ndal dot!”.

Vlen të thekēsohet se nē anketet e fundit nga agjencitë e vendit dhe te huaja, kryetari aktual, Blerim Sejdiu ka rënie drastike në popull për shkak të borxhit të madh që ka komuna e Zhelinës. Sipas rapprteve zyrtare, thuhet se komuna është mbi 6 milionë euro borxh dhe mbi 2 vite i ka pa paguar këshilltarët komunal.