MaqedoniTop Lajme

Fetai: Parku Memorial në Tetovë, simbol i përkujtimit dhe luftës kundër korrupsionit

Shpërndaje

Sot, me pjesëmarrjen e Ministrit të Shëndetësisë Azir Aliu dhe deputetëve të koalicionit VLEN, u shënua fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Memorial dedikuar 14 viktimave të tragjedisë së zjarrit në spitalin modular në Tetovë.

Ky park memorial do të jetë një vend përkujtimi i përhershëm për jetët e humbura në këtë ngjarje tragjike, si dhe një simbol i luftës kundër një sistemi të kalbur dhe të zhytur në korrupsion.

Zëvendëskryeministri Arben Fetai theksoi se angazhimi politik i VLEN-it ka kuptim vetëm përmes përkushtimit të sinqertë dhe të vendosur për të ndryshuar sistemin, duke u zotuar për drejtësi të plotë për viktimat dhe familjet e tyre. “Çdo tragjedi duhet të ketë emër dhe drejtësi. Çdo jetë e humbur kërkon përgjigje, dhe çdo familje meriton të vërtetën”, u shpreh Fetai, duke premtuar se VLEN do të vazhdojë betejën për një sistem të drejtë dhe transparent.

Postimi i plotë:

Sot, bashkë Ministrin e Shëndetësisë Azir Aliu dhe deputetët e VLEN-it, shënuam fillimin e punimeve për ndërtimin e Parkut Memorial për viktimat nga zjarri në spitalin modular Tetovë.
Do t’i kujtojmë gjithmonë 14 viktimat në këtë ngjarje tragjike, edhe për 14 jetët e shuara para kohe, por edhe si simbol i një sistemit të kalbur e të zhytur në korrupsion.
I gjithë angazhimi ynë politik ka kuptim vetëm me përkushtim të sinqertë dhe të vendosur për ta ndryshuar këtë sistem.
Zotohemi me përgjegjësi të plotë që çdo tragjedi të mos mbetet pa emër dhe pa drejtësi. Çdo jetë e humbur kërkon përgjigje, çdo familje meriton të vërtetën. Angazhimi ynë është i palëkundur, drejtësi për të gjitha viktimat që janë goditur nga neglizhenca dhe padrejtësia e ish sistemit.