Gruaja e Erdoganit shpërthen në lot pas fjalimit të bashkëshortit për paqen
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan bëri bujë me fjalimin e tij historik mbi procesin e çarmatimit të PKK-së.
Duke folur në takimin e 32-të konsultativ të organizuar nga Partia AK, Erdogan dha mesazhe të forta si politike ashtu edhe shoqërore me theks në “Turqia pa terror”.
Gjatë fjalimit, në sallë mbizotëroi entuziazëm i madh.
Deklaratat e tij, duke theksuar vëllazërinë midis popullit turk dhe atij kurd, e cila ka zgjatur me shekuj, morën duartrokitje të gjata nga pjesëmarrësit.
Një nga momentet më të paharrueshme gjatë këtij eventi ishte kur gruaja e tij, Emine Erdogan, u përlot.
Në fund të fjalimit, ajo përqafoi burrin e saj dhe qau, moment i cili u regjistrua dhe u shpërnda shpejt në rrjetet sociale.