HISTORIKE! Shkëndija e Tetovës eliminon FCSB-në dhe kualifikohet në rrethin e tretë të Ligës së Kampionëve
KF Shkëndija e Tetovës ka shkruar një faqe të re të lavdishme në historinë e saj dhe të futbollit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, duke u kualifikuar për në rrethin e tretë të eliminimeve të Ligës së Kampionëve, pas një fitoreje të madhe 1-2 në transfertë ndaj skuadrës rumune FCSB.
Pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë në Tetovë, kuqezinjtë udhëtuan në Bukuresht me një epërsi të lehtë, por që duhej ruajtur me shumë kujdes.
Ndeshja e kthimit në “Arena Națională” rezultoi dramatike dhe emocionuese, duke përfunduar me fitoren 1-2 për Shkëndijën, që në total shënoi një rezultat të përgjithshëm 1-3 dhe siguroi kalimin tutje.