Kaloi interpelanca për Kocevskin! 71 deputetë votuan “për”, asnjë “kundër” apo “abstenim”
Me 71 vota “për”, asnjë “kundër” dhe pa asnjë “abstenim”, Kuvendi votoi PRO interpelancës ndaj Prokurorit Publik Ljupço Kocevski. Ai nuk ishte i pranishëm në seancë, por në përgjigjen e tij me shkrim që e kishte dorëzuar më herët në Kuvend, theksoi se interpelanca është e paligjshme, pasi si instrument nuk parashikohet në Ligjin për Prokurorinë Publike dhe përbën ndërhyrje në sistemin gjyqësor.
Iniciativa u paraqit nga deputetët e partisë E Majta, të cilët argumentuan se Kocevski duhet të largohet nga funksioni për shkak të jofunksionalitetit dhe ndikimeve politike.