MaqedoniTop Lajme

Kandidati për Kryetar komune, Bajram Rexhepi: Nisim rrugëtimin tonë për Tetovën

Shpërndaje

Kandidati i Frontit Kombëtar për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, iu drejtua sot qytetarëve përmes një video-mesazhi publik, duke shpallur nisjen zyrtare të fushatës së tij dhe duke ftuar të gjithë qytetarët të bashkohen në një projekt të përbashkët për ndryshim.

Rexhepi theksoi se ky rrugëtim do të jetë pranë njerëzve, në çdo lagje dhe çdo rrugicë të qytetit, për të dëgjuar nga afër hallet dhe për të ofruar zgjidhje konkrete.

“Nisim rrugëtimin tonë për Tetovën. Do të jemi në çdo lagje, në çdo rrugicë, pranë çdo qytetari, që #BASHKË të sjellim zgjidhje të vërteta për problemet e përditshme dhe nevojat reale të qytetit,” u shpreh Rexhepi.

Ai ritheksoi se vizioni i tij është një Tetovë evropiane me shërbime funksionale, infrastrukturë moderne dhe një administratë në shërbim të qytetarëve.

Fronti Kombëtar, përmes këtij angazhimi, synon të ndërtojë një platformë bashkëpunimi të hapur me qytetarët dhe të sjellë në qendër të vëmendjes problemet reale të komunitetit.