Komuna e Zhelinës shet mbi 97.000 m², BDI: Kështu nuk ndërtohet komuna, kështu vidhet nga populli!
Në një moment kur banorët e Zhelinës presin me padurim riparimin e rrugëve të prishura, Komuna ka vendosur të shpejtojë shitjen e më shumë se 97.000 metra katrorë tokë publike përmes ankandeve elektronike, pa informuar publikun dhe pa transparencë. Ky skandal është shkaktuar nga zbulimi i dokumenteve zyrtare që tregojnë se toka po shitet me çmime simbolike, ndërsa projekti po favorizon interesa private.
Nga dokumentet e siguruara shihet se ka 4 parcela të mëdha të cilat janë hedhur në treg, ku më e madhja është parcela me nr. 16.31 (4.194 m²), me çmim fillestar 61.00den/m² dhe kërkesë për garancion bankar deri në 255.834.00 denar.
Destinimi kryesor është ndërtimi i shtëpive (A1), por lejohen edhe biznese (B1, V1, D3).
Ndërsa skandali për shitjen e 97.000 m² tokë publike në Zhelinë vazhdon të tronditë opinionin, këshilltarët e opozitës kanë reaguar disa herë dhe kanë insistuar që pika për menaxhimin e tokave ndërtimore të mos kalojë në këshill. Megjithatë, pushteti lokal, me insistim dhe përmes një këshilltari, e vuri përsëri në rend të ditës këtë çështje, e cila u diskutua në muajin maj dhe u miratua me shumicën e votave nga këshilltarët e pushtetit lokal./albazone media
Për këtë skandal ka reaguar edhe Bashkimi Demoktatik për Integrim Dega Zhelinë:
Derisa në njërën anë, pas gati një viti malltretim ndaj qytetarëve, më në fund po shtroni rrugën me asfalt, në anën tjetër, tinëza e pa zhurmë keni nxjerrë në shitje mbi 97.000 m² tokë të Zhelinës!
Kështu nuk ndërtohet komuna, kështu vidhet nga populli!