“Korridori 8 duhet të jetë prioritet, do të lehtësojë komunikimin mes Maqedonisë dhe Shqipërisë” – Siljanovska priti në takim Begajn
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova ka pritur sot në takim në vilën “Biljana”, homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj, transmeton TV21.
Siç njoftojnë nga Presidenca, në këtë takim janë vlerësuar lartë raportet e mira miqësore dhe bilaterale mes RMV-së dhe Shqipërisë, ndërkaq janë dakorduar se “lidhja infrastrukturore rajonale është mënyra më e mirë për thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve”.
“Mes projekteve kyçe në këtë fushë është Korridori 8 i cili duhet të jetë ndër prioritetet që do të mundojë komunikim më të lehtë mes dy shteteve të rajonit”, thuhet mes tjerash në kumtesë.
Është biseduar edhe për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit, për angazhimin e përbashkët.
“Ekziston munsdësi që këto aktivitete të financohen nëpërmjet fondeve evropiane, të qasshme me aplikim të përbashkët në dy shtete”, thuhet më tej në njoftim.
Postimi nga Presidenti BEGAJL
Në Ohër për një vizitë njëditore, me ftesë të Presidentes Siljanovska-Davkova.
Folëm për bashkëpunimin bilateral, rajonal dhe integrimin europian.
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ndajnë vullnetin për të bashkëpunuar në projekte me vlerë për qytetarët tanë.
Faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut eshtë urë lidhësë, i rëndësishëm dhe garanci për progresin e vazhdueshëm të marrëdhënieve tona.
Zhvilllimi i projekteve të përbashkëta jo vetëm ekonomike dhe infrastrukturore, por edhe kulturore e sociale është i arritshëm dhe i mirëpritur.
Me forca të përbashkëta drejt progresit!
Siljanovska-Davkova dhe Begaj gjatë pasdites kanë vizituar edhe disa nga objekteve antike në Ohër, duke vlerësuar se “nëpërmjet dialogut kulturor thellohen urat për afrim, besim, miqësi, kuptim të ndërsjellë dhe bashkëpunim”.