Mexhiti: 1 milion euro investim në infrastrukturën bazë të Çairit, fillojnë punimet te Saat Kulla
Zv/kryeministri dhe ministri i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, ka njoftuar sot për një projekt të madh investues prej rreth 1 milion eurosh në lagjen e vjetër të Shkupit, përkatësisht në zonën përreth Saat Kullës në Çair.
Njftimi i plotë:
Rreth 1 milion euro investim për Saat Kullën, për Çairin!
Rrjet i ri ujësjellësi. Kanalizim atmosferik dhe fekal. Punime që zgjidhin probleme të vjetra. Jetë më e dinjitetshme për mbi 2000 banorë.
Ky projekt mbulon nëntë rrugë: rr. 157, 397, 2, 1, 178, 156, 374, 150 dhe 177.
Këto janë investimet që po i sjellim Çairit. Jo premtime. Jo veç foto. Por vepra konkrete që ndihen e shihen çdo ditë.
Qeveria e kaluar e harroi këtë pjesë të qytetit. E ne, po investojmë aty ku ka pasur nevojë prej vitesh, në infrastrukturën jetike, pa të cilën nuk ka jetë të dinjitetshme.
Si minister i Mjedisit Jetësor, jam në terren çdo ditë. E dëgjoj zërin tuaj. Punoj për çdo projekt që sjell përmirësim real. Që e bën jetën më të mirë dhe më të dinjitetshme për çdo qytetar.
Sepse Çairi e meriton: dinjitet dhe zhvillim. Më shumë punë. Më pak zhurmë!
Kjo është rruga jonë.