Bota

Ministri i shkarkuar nga Putini u gjet i vdekur në shtëpinë e vet

Shpërndaje

Mediumi rus “Izvenstiya” raporton se ish-ministri i Transportit i Rusisë, Roman Starovoit, është gjetur i vdekur në Odintsovo.

“Trupi i Roman Starovoit-it u gjet në shtëpinë e tij në distriktin urban Odintsovo” – i tha burimi këtij mediumi.

Sipas të dhënave preliminare, thuhet se Starovoit-i ka kryer vetëvrasje.

Ai ishte emëruar ministër në maj të vitit 2024, ndërsa më parë kishte shërbyer si guvernator i rajonit Kursk, i cili shtrihet në kufi me Ukrainën dhe ku forcat ukrainase nisën një ofensivë të befasishme në gusht të vitit të kaluar.

Starovoit-i u shkarkua nga pozita e ministrit të hënën nga presidenti rus, Vladimir Putin.Në dekretin e Putinit nuk u përmend ndonjë arsye për shkarkimin e ministrit.