RajoniTop Lajme

Murati: Nga ky muaj shërbyesit publikë do të marrin pagën me rritje prej 55 euro shtesë

Shpërndaje

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka thënë se nga ky muaj shërbyesit publikë që punojnë në organizata buxhetore do të marrin pagën me rritje prej 55 euro shtesë.

Murati përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se rritja e këtij muaji e kompleton rritjen e paraparë sivjet prej 110 eurove për secilin punonjës, e cila zbatohet në dy faza nga 55 euro – faza e parë nga janari 2025 dhe faza e dytë nga korriku 2025.

“Kjo njëkohësisht përbën rritjen e 4-t të pagave në sektorin publik prejse kemi marrë mandatin, gjë që na bën Qeverinë e vetme që ka rritur pagat 4 herë brenda mandatit. Rritja e parë në shkurt 2023 – hyrja në fuqi e Ligjit të Pagave. Rritja e dytë në janar 2024 – rritja e koeficientit nga 105 në 110. Rritja e tretë në janar 2025 – rritja prej 55 euro në muaj për të gjithë punonjësit. Rritja e katërt në korrik 2025 – rritja prej 55 euro në muaj për të gjithë punonjësit”, ka shkruar Murati.