Musk tenton të ulë tensionet me Trump, vlerëson presidentin amerikan: Ai ka zgjidhur shumë konflikte serioze në të gjithë botën
Elon Musk pas kritikave të shumta dhe marrëdhënies së tensionuar së fundmi me Donald Trump ka suprizuar më një reagim vlerësues ndaj presidentit amerikan për ndërhyrjet e tij në krizat globale.
Trump përmes një postimi në mëngjes herët njoftoi se Izraeli kishte rënë dakord të finalizonte kushtet për një armëpushim dy-mujor me Hamasin. Musk theksoi se Trump me të vërtetë ka zgjidhur disa konflikte serioze në të gjithë botën.
“Izraeli ka rënë dakord për kushtet e nevojshme për të finalizuar një armëpushim 60-ditor, gjatë të cilit ne do të punojmë me të gjitha palët për t’i dhënë fund luftës”, tha presidenti republikan i SHBA-së nëpërmjet Truth Social, ndërsa njëkohësisht kërkoi që Hamasi të pranojë propozimin përfundimtar.
“Shpresoj, për të mirën e Lindjes së Mesme, që Hamasi ta pranojë këtë marrëveshje, sepse situata nuk do të përmirësohet – vetëm do të përkeqësohet”, shtoi ai.
Vendimi i Musk për të komentuar pozitivisht mbi njoftimin e Trump është i habitshëm, pasi tensionet kanë mbizotëruar përsëri në 24 orët e fundit në marrëdhëniet midis tyre.
Themeluesi i Teslës ka përshkallëzuar kritikat e tij ndaj projektligjit të buxhetit të promovuar nga presidenti i SHBA-së, duke paralajmëruar se do të krijojë partinë e tij nëse miratohet.
Nga ana e tij, Trump u kundërpërgjigj duke thënë se do të shqyrtonte dëbimin e Musk, pasi më parë tha se Komisioni i Efikasitetit të Qeverisë (të cilin Musk e kryesoi për katër muaj) mund të ulë subvencionet për bizneset e tij. Musk, i cili u tërhoq nga qeveria për t’u përqendruar në bizneset e tij, veçanërisht në Tesla, ankohet se projektligji i buxhetit i Trump do ta rriste limitin e borxhit me 5 trilionë dollarë.