RajoniTop Lajme

Osmani reagon për situatën në Gaza: Fëmijët nuk fillojnë kurrë luftëra, por i mbajnë pasojat më të mëdha

Shpërndaje

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar për katastrohën humanitare në Gaza,

Ajo ka thënë se këtë më së shumti po e vujanë fëmijët, ndonëse siç u shpreh Osmani ta nuk janë iniciator të luftrave.

“Fëmijët nuk fillojnë kurrë luftëra! Por ata janë ata që vuajnë më shumë dhe mbajnë pasojat më të mëdha të çdo konflikti. Katastrofa humanitare në Gazë dhe vuajtjet e civilëve të pafajshëm, veçanërisht fëmijëve, është zemërthyes dhe duhet të marrë fund. Çdo fëmijë, çdo familje, pavarësisht kombësisë ose fesë, është e çmuar dhe duhet të mbrohet”, ka shkruar Osmani.

Më tej ajo u shpreh se çdo jetë njerëzore është e çmuar, pavarësisht kombësisë apo fesë, dhe se mbrojtja e fëmijëve dhe familjeve duhet të jetë prioritet për të gjithë aktorët ndërkombëtarë.

“Ndërkohë, sigurimi i aksesit në ushqim, ujë dhe ilaçe për më të prekshmit duhet të mbetet një përparësi kryesore për të lehtësuar vuajtjet e shkaktuara nga lufta midis të pafajshmëve”, theksoi Osmani.

Derisa shprehu mbështetjen e Kosovës për përpjkejet ndëkrombëtare “që synojnë arritjen e një të ardhmeje të drejtë, të qëndrueshme dhe paqësore, ku si izraelitët ashtu edhe palestinezët mund të jetojnë me dinjitet, siguri dhe respekt të ndërsjellë, me një angazhim të përbashkët për mbrojtjen e jetës njerëzore. Derisa të realizohet kjo e ardhme, duhet të bëhet çdo përpjekje për të parandaluar humbjen e mëtejshme të jetëve të pafajshme dhe për të lehtësuar vuajtjet e të gjithë njerëzve”., shkroi Osmani.